Modric: Dua të largohem

dardanmiftari | Saturday, June 18, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Tottenhamit, Luka Modric, ka pranuar se ai dëshiron që të largohet nga Tottenhami, ndërsa ka aluduar në mundësinë për t’iu bashkuar Chelseat gjatë verës.
“Unë dua të largohem nga Tottenhami në mënyrë miqësore. Unë jam kënaqur këtu, por tani është koha e duhur për një klub tjetër. Më duhet të bisedoj me kryetarin. Unë nuk do të kërkoj një transfer, jo. Ky do të ishte mos respekt. Nuk dua të kem ndonjë acarrim me Tottenhamin”.

“Unë kam një marrëveshje me kryetarin. Kur e nënshkrova kontratën e re, ai më ka thënë se nëse do të më kërkonte ndonjë klub tjetër, ai do ta shqyrtonte ofertën. Nëse dikush vjen në klub dhe bën ndonjë ofertë të mirë për mua dhe të pranueshme për ta, atëherë unë dua të largohem. Dua të qëndroj në Londër. Jam shumë mirë këtu dhe kështu është edhe familja ime. Më pëlqen qyteti”, tha Modric për Daily Mail.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...