Ndeshje lamtumirës për Ronaldon

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane e futbollit është i etur të luajë në ndeshjen e sotme miqësore kundër Rumanisë dhe sulmuesi shpreson të gjejë rrjetën në paraqitjen e fundit ndërkombëtare.
34-vjeçari u pensionua nga futbolli profesionist në shkurt dhe do t’u thotë lamtumirë fansave brazilianë gjatë ndeshjes së të martës, e cila do të jetë ndeshja e tij e 98-të me fanellën e verdhë.
“Jam shumë, shumë i shqetësuar dhe ende i tronditur. Do të jetë ëndërr nëse shënoj një gol. Jam shumë i lumtur që po e mbyll këtë pjesë të jetës time me ekipin kombëtar. Nuk kam asgjë të dëshmoj. Vetëm dua të falënderoj njerëzit brazilianë për mbështetjen e pakushtëzuar”, ka thënë ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit, Real Madridit dhe Milanit.
Trajneri i kombëtares braziliane, Mano Menezes, do ta inkuadrojë sulmuesin legjendar në pjesën e parë dhe do t’i japë 15 minuta kohë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...