Owen: Gjuri im është mirë
Sulmuesi i Manchester United, Michael Owen, është tepër i ngazëllyer para fillimit të sezonit të ri te Djajtë e Kuq, pa qenë i lënduar.
Owen gjatë gjithë karrierës së tij kë lënguar nga lëndime të shumta dhe ky trend e përcolli atë edhe sa po qëndron te Manchester United.
“Gjuri im tani është në gjendje të përkryer. Gjëja kryesore është që të keni një rehabilitim të mirë, ta merrni lehtë dhe të mos merakoseni”, theksoi Owen.
Category: Futboll
0 Komente