Pele: Maradona më adhuron

dardanmiftari | Thursday, June 23, 2011 | 0 Komente

Legjenda braziliane e futbollit, Pele i është kundërpërgjigjur Diego Maradonës, duke thënë se argjentinasi e adhuron atë.
Mardona deklaroi të martën se ylli i ri i Santosit, Neymar, që tha se mund ta tejkalojë Messin, është i pa edukuar, ashtu si bashkëkombasi i tij Pele. Kjo nuk kaloi pa u prekur nga Pele, i cili me sarkazëm thumboi Maradonën.

“Sinqerisht, Maradona më do, ai më adhuron. Gjithçka që mund të bëj për ta ndihmuar Maradonën, do të bëj. Unë e di çfarë ka thënë ai. Tani po e vëreni se ai edhe më shumë po frikësohet nga Neymar”.

“Unë tashmë e kam thënë 500 mijë herë se do të bëj ç’mos për t’i ndihmuar Maradonës. Unë kam qenë në emisionin e tij, kam qenë në ndeshjen e tij lamtumirëse, e kam bërë një event për ta mbështetur. Problemi është se e dua Maradonën”, ka thënë Pele.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...