Shkëmbimi Kaka-Maicon, i pavërtetë

dardanmiftari | Tuesday, June 07, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka heshtur sugjerimet që pohojnë se është duke u përgatitur një marrëveshje ku përfshihet shkëmbimi i Kakas nga Real Madridi me mbrojtësin brazilian Maicon.
La Gazzetta dello Sport kishte shkruar të hënën se është e mundur marrëveshja mes dy klubeve evropiane, në mënyrë që Maicon të bashkohet me Jose Mourinhon në Bernabeu, ndërsa Kaka të kthehej në Milano, tek Interi.
“Këto janë të gjitha gënjeshtra. Është absolutisht e pavërtetë”, ka thënë Moratti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...