Batista: Nuk do të ndryshoj taktikat
Sergio Batista ka thënë se skuadra e tij është në gjendje që të fitojë edhe me taktikat aktuale, përkundër barazimit zhgënjyes ndaj Bolivisë në ndeshjen hapëse të Copa Americas.
“Barazimi nuk do të ndryshojë planet e mia. Unë u jam përshtatur taktikave dhe lojtarët me ato siguruan kualifikimin, kështu që ky rezultat nuk na ndryshon planet”.
“Lionel Messi? Është e vështirë të luash sikur Barcelona. Është e vërtetë se ne është dashur të luajmë më shpejtë, jo lojë vertikale, kjo na kushtoi prandaj vetëm këtë duhet ta ndryshojmë”, tha Batista.
Category: Futboll
0 Komente