Carragher shpreson në më shumë transferime

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Zëvendëskapiteni i Liverpoolit, Jamie Carragher, shpreson se klubi do të jetë më aktiv në tregun e transferimeve dhe do të sjellë më shumë talentë të ri në Anfield në javët në vazhdim.
Deri tash Kenny Dalglish në këtë afat kalimtar ka sjellë vetëm mesfushorin U-21 të Anglisë, Jordan Henderson, nga Sunderland.

Por pas dështimit të transferimit të Connor Wickham dhe Gael Clichy dhe duke marrë parasysh transferimet e bujshme të Manchester United, si Phil Jones, Ashley Young dhe David De Gea, ka një ndjenjë në mesin e fansave se klubi po ngec prapa në transferime. Por Carragher shpreson se gjithçka do të zhvillohet në javët e ardhshme.

“Ende është shumë herët dhe unë nuk kam pritur shumë gjëra të ndodhin në transferime deri tash. Gjatë verës lojtarë, menaxherë, drejtorë ekzekutivë dhe pronarë, janë të gjithë në pushime. Është vetëm fillimi i korrikut dhe me para-sezonin që fillon në javën e ardhshme jam i sigurt se gjërat do të fillojnë të lëvizin së shpejti”.

“Shpreson se do ndodhin gjëra në javët e ardhshme dhe se do të sjellim disa fytyra të reja. Klubi tash është i fokusuar në lojtarë të rinj dhe mendoj se kjo është rruga e duhur për klubin. Ju dëshironi ta zhvilloni ekipin dhe të keni lojtarë në klub për një kohë të gjatë. Mendoj se kjo qasje vërtetë do të na ndihmojë neve”, ka thënë Carragher.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...