Fergie: Nasri do të shkojë diku tjetër

dardanmiftari | Tuesday, July 12, 2011 | 0 Komente

Sir Alex Ferguson ka thënë se Samir Nasri është pajtuar të largohet nga Arsenali, por jo t’i bashkohet Manchester United.
Menaxheri i United i ka bërë këto komente menjëherë pasi ekipi i tij ka arritur në Boston për pjesën e parë të turneut para-sezonal.

“Nuk mendoj se ai do të vijë te United. Kjo është e gjitha çfarë mund t’ju them. Mendoj se ai është pajtuar të shkojë diku tjetër”, ka thënë skocezi.

Nasri aktualisht është në turne me Arsenalin në Malajzi dhe Arsene Wenger dje tha se francezi do të mbetet me Topçinjtë edhe sezonin e ardhshëm, duke rrezikuar ta humbasë atë pa para pas një viti.

“Ky është vendimi i tij. Ai është menaxheri. Nëse ai i qëndron këtij vendimi, ky është një akt i zgjuar. Nuk e di nëse drejtuesit [e Arsenalit] do të kënaqen me këtë, por është e mundshme. Ndoshta ai do të qëndrojë”, ka shtuar Fergie.

Me Paul Scholes të pensionuar, Ferguson është duke kërkuar zëvendësim, dhe krahas Nasri, për të cilin Arsenali refuzoi një ofertë të United në vlerën e 20 milionë funteve, si opsione të mundshme për Djajtë e Kuq janë edhe Wesley Sneijder dhe Luka Modric.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...