Ferguson urdhëron blerjen e Nasrit
Sir Alex Ferguson ka kërkuar që transferimi i mesfushorit të Arsenalit, Samir Nasri te Manchester United të konkretizohet sa më shpejtë që është e mundur.
Daily Star raporton se Ferguson ka urdhëruar drejtuesit në Old Trafford që ta finalizojnë transferimin e Nasrit për 22 milionë funtesh para fillimit të turneut në SHBA.
“United dëshiron ta transferojë Nasrin sa më shpejtë që është e mundur. Ai ka qenë cak që disa muaj dhe menaxheri dëshiron që marrëveshja të jetë e mbyllur para turneut në SHBA”, theksoi një burim i tabloidit.
Category: Futboll
0 Komente