Fred shpëton Brazilin

dardanmiftari | Sunday, July 10, 2011 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Brazilit ka arritur të nxjerrë një barazim mjaft të rëndësishëm prej 2-2 kundër Paraguait, me golin e dytë të shënuar në fund të takimit të zhvilluar në Estadio Mario Alberto Kempes.Edhe pse nuk dominuan, brazilianët luajtën për një nuancë më mirë në gjysmën e parë duke arritur të realizojnë një herë.

Lojtari që e la në stol Robinhon, Jadsen shënoi një gol të bukur nga 18 metra pas një asistimi të Gansos (39’) dhe me epërsi minimale të Selecaos u mbyll gjysma e parë.Mirëpo, dhjetë minuta brenda pjesës së dytë (55’), Roque Santa Cruz ktheu gjithçka në baraspeshë, pasi pranoi një top nga Estigarribia.

Paraguai nuk u ndal me kaq, por e ktheu rezultatin në favor të vet me anë të Nelson Haedo Valdez (67’), ndërsa Santa Cruz ishte asistues i këtij goli. Atëherë kur mendohej se Brazili do të pësonte, doli në skenë Fred, i cili pas asistimit të dytë të Gansos, ia solli një pikë të artë përfaqësueses së tij.

Pas kësaj ndeshjeje, të dyja përfaqësueset kanë nga dy pikë dhe gjenden në pas liderit Venuezuelës, e cila shënoi fitore ndaj Ekuadorit me rezultat 1-0, ndërsa kualifikimin do ta kërkojnë në përballjet e tyre të fundit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...