Haye: Është koha për të fituar

dardanmiftari | Friday, July 01, 2011 | 0 Komente

Boksieri britanik, David Haye, ka deklaruar në matjen zyrtare të peshës para kundërshtarit Wladimir Klitschko se ai do të triumfojë në duelin e të shtunës.
“Kjo është ndeshja më e madhe në boks, shumë e thjeshtë. Mendoj se ndeshja e vetme që mund ta arrijë të njëjtën eufori është ajo mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao. Sigurisht për arsye të ndryshme ndeshja e tyre nuk u zhvillua kurrë dhe nuk do të ndodhë as këtë vit, kështu që dueli të cilin unë do ta fitoj do të jetë më i madhi që do ta kemi para ndonjëherë”.

“Unë jam aq krenar të jem i përfshirë në të dhe të jem njeriu që do ta rrëzojë në tokë atë, të jem njeriu kryesor, në majen e kategorisë së rëndë. Mendoj se të jem kampion i të gjithë titujve në kategorinë e rëndë është maja e sportit dhe unë mezi pres që t’i marr titujt që unë i meritoj”, ka thënë Haye.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...