Interi nuk e do Vidal
Drejtori sportiv i Interit, Marco Branca, ka thënë se Interi nuk është i interesuar për shërbimet e mesfushorit të Bayer Leverkusenit, Arturo Vidal, përkundër spekulimeve të cilat sugjerojnë se një kalim i kilianit te Interi është punë e kryer.
“Arturo Vidal nuk është pjesë e strategjisë tonë. Ne po mbajmë sytë në situata të ndryshme, por kemi shqyrtuar shumë mesfushorë edhe pse Gasperini do të luajë vetëm me tri mesfushorë”, theksoi Branca.
Leverkusen ka refuzuar që ta shesë kilianin te Bayerni dhe kështu Interi përkundër kësaj deklarate mbetet në pole për mesfushorin fantastik.
Category: Futboll
0 Komente