Interi të vendosë për shitjen e Sneijder
Manchester United do të mund ta transferonte mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder, gjatë javës së ardhshme.
Sunday Mirror shkruan se bordi i Interit do të takohet të martën për të vendosur për shitjen e Sneijder te Manchester United, përkundër prezantimit të holandezit në fanellat e reja.
“Tentoj të mos brengosem për Sneijder, ai është një prej më të mirëve në Evropë. Por, mund të gjejmë zëvëndësimin kur ai të largohet”, tha kohë më parë Gasperini, trajneri i Interit.
Category: Futboll
0 Komente