Klitschko: Haye sikurse viktimat tjera

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Kampioni absolut i botës në kategorinë e rëndë, Wladimir Klitschko, ka thënë se kundërshtari i tij i të shtunës, David Haye, ishte i ngjashëm sikurse të gjithë të tjerët.
“Unë vërtet nuk jam ndier i sfiduar në ring. Unë kam luftuar sikurse ndaj të gjithë kundërshtarëve të mi të tjerë. Pas tri raundeve, David Haye hoqi dorë nga strategjia e tij dhe ishte shumë i kujdesshëm. Unë kam pasur dëshirë që ta nokautoj”. “Unë vërtet ende nuk po mund ta pranoj sjelljen e tij para duelit. Është definitivisht keq për fansat e boksit dhe sportin mënyra se si ai ishte sjellur. Mendoj se lufta foli për vete”.

“Ai më goditi disa herë, por kurrë nuk kam pasur dhimbje gjatë duelit. Ishte situata e njëjtë sikurse luftëtarët tjerë. Ata tentojnë në raundet e para më pas janë të kujdesshëm. Kështu bëri edhe David Haye. Ai kritikoi të tjerët, por ishte i njëjtë sikur ata. Ëndrra jonë është bërë realitet. Titujt jam duke i ndarë me vëllalin tim dhe është kënaqësi ky moment në jetën time”, potencoi Klitschko.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...