Kolumbia mbi Argjentinën

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Kolumbia ka arritur që me sukses ta tejkalojë Kosta Rikën me anë të një fitoreje prej 1-0, duke u ngjitur në krye të Grupit A të Copa Americas.
Kolumbia ishte skuadra dominante në këtë takim, marrë parasysh dhe lojtarët kualitativë që i ka në skuadër.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi Adrian Ramos, pas një pasimi fantastik të Guarin (45’).

Kështu, Kolumbia bëhet lidere në Grupin A të Copa Americas, duke lënë prapa Argjentinën dhe Bolivinë me nga një pikë, ndërsa Kosta Rika gjendet në pozitën e fundit të grupit me asnjë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...