Leonardo: Nuk e tradhtova Interin

dardanmiftari | Friday, July 08, 2011 | 0 Komente

Ish-trajneri i Interit, Leonardo, ka thënë se ai gjithmonë ka qenë besnik ndaj Interit dhe se nuk e ka tradhtuar klubin italian.
“Deri para emërimit të Gasperinit, unë isha trajner i Interit. Kur e pranova ftesën nga PSG, unë bisedova me Morattin dhe ai ishte sikur baba për mua. Moratti ma dha opsionin për të zgjedhur lirshëm”.

“Unë bisedova me Morattin dhe ai më la të shkoj në Doha për të biseduar me PSG. Ata ma sqaruan projektin dhe kërkuan që t’u bashkohem, por unë kam thënë se do të jetë e vështirë për t’u larguar nga Interi. Kam biseduar për këtë projekt me Morattin dhe ai e kuptoi se ishte mundësi e mirë për mua. Ai ishte sikurse baba për mua. Unë isha në dispozicion të Interit deri në emërimin e Gasperinit”, tha Leonardo.

Më tej ai shtoi se e ka pasur në plan për të qëndruar te Interi, por spekulimet dhe mediat në përgjithësi e kanë bërë largimin e tij të pa shmangshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...