Neymar: Kështu luaj unë
Ylli i Brazilit dhe Santos, Neymar, është i ngazëllyer me kontributin e tij në fitoren 4-2 ndaj Ekuadorit gjatë të mërkurës mbrëma dhe ka deklaruar se dy golat e tij ishin një demonstrim i asaj çfarë ai ka bërë për klubin e tij gjatë dy viteve të kaluara.
Sulmuesi 19-vjeçar shënoi dy golat e parë të tij për Brazilin dhe është shprehur i kënaqur me kualifikimin në çerekfinale të Copa America si lider i grupit B.
“Sot kam luajtur me shumë qetësi, kam luajtur ndeshjen time. Kam arritur të jem në formën më të mirë dhe kam shënuar dy gola. Gjithmonë e kam bërë këtë për Santos dhe sot isha në gjendje ta bëj për Selecao-n. Ndjehem mirë”, ka thënë Neymar pas ndeshjes.
Category: Futboll
0 Komente