Vidal nuk shkon te Bayerni, Milani opsion?

dardanmiftari | Saturday, July 02, 2011 | 0 Komente

Drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Rudi Voller, ka deklaruar se klubi nuk do ta shesë kilianin Arturo Vidal te Bayerni i Munichut ose të ndonjë skuadër tjetër nga Bundesliga, por vetëm për ndonjë skuadër jo gjermane.
“Bayerni mund të ofrojë çfarë të ketë dëshirë. Ata nuk do ta marrin. Ne do t’ua shesim Vidalin vetëm klubeve të huaja”, theksoi Voller për Kicker.

Kështu, automatikisht Milani shndërrohet në favorit për firmën e mesfushorit fantastik, me Rossonerët të cilët edhe në të kaluarën ishin lidhur me një transferim të Vidal.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...