Wimbledon, Nadal dhe Djokovic në finale

dardanmiftari | Saturday, July 02, 2011 | 0 Komente

Dy tenistët më të mirë në planet, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të takohen në finalen e madhe të grand-slam turneut Wimbledon që zhvillohet të dielën, pasi mposhtën kundërshtarët e tyre respektivë, Andy Murray dhe Jo-Wilfried Tsonga.
Djokovic kishte punë të lehtë me Tsongan, të cilin e mposhti me rezultat 3-1 në sete (6-7, 2-6, 7-6 dhe 3-6), më shumë falë gabimeve të francezit.

Me këtë fitore Djokovic edhe nëse pëson humbje në finale, ka garantuar vendin e parë në ATP ranglistën botërore, duke u bërë kështu tenisti i parë serb në histori të tenisit që do të shpallet (të hënën) numri një i botës.

Rafael Nadal pati punë më të vështirë me britanikun Andy Murray. Në fakt, Nadal përdori një taktikë interesante, duke e detyruar kundërshtarin të lodhet në setin e parë, për ta goditur më pas fuqishëm.

Ishte kjo një fitore prej 3-1 e spanjollit (5-7, 6-2, 6-2 dhe 6-4) ajo që ua ka shuar britanikëve edhe njëherë shpresën për ta fituar një vendas turneun që zhvillohet në Londër.

Finalja e femrave zhvillohet të shtunën, kurse finalja në konkurrencën e meshkujve zhvillohet të dielën në ‘Center-Court’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...