Abbiati pranon fajin

dardanmiftari | Thursday, September 22, 2011 | 0 Komente

Portieri i Milanit, Christian Abbiati, ka marrë përgjegjësinë për gafën e bërë në takimin e mbrëmshëm ndaj Udineses, duke lejuar kundërshtarin të kalojë në epërsi.
Ishte Antonio Di Natale i cili i dha avantazhin Udineses në pjesën e parë, ndërsa Stephan El Shawary nxori një pikë duke barazuar rezultatin në San Siro pas 64 minutash lojë.

“Goli i Udineses erdhi nga gabimi im, më vjen keq për ekipin. Po ashtu u kërkoj falje fansave, pas ndeshjes. Në pjesën e dytë ekipi gjeti barazimin dhe ishte afër fitores”.

“Në momente si ky, do të ketë raste të padëshirueshme, por ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme kundër ekipit i cili, sipas mendimit tim, është ekipi më në formë në ligë”, ka thënë Abbiati.

Barazimi do të thotë se Milani nxjerr vetëm dy pikë nga tre ndeshjet e para.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...