Allegri ende nuk mendon për Barcën

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, e vlerëson ndeshjen e sotme hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Lazios si më të rëndësishme se ndeshjen e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.
Edhe pse Rossonerët do të kenë një ndeshje të madhe në garën evropiane përballë Barcelonës javën e ardhshme, Allegri për momentin është i fokusuar në ndeshjen e Serie A.

“Ne nuk do të flasim për Barcelonën derisa të shkojmë në Spanjë. Ndeshja kundër Lazios është më e vështira nga tash deri në dhjetor. Është një ndeshje e rëndësishme pasi mund të na lejojë të shkojmë te Barca dhe Napoli me mentalitetin e duhur”.

“Ndeshja e të premtes do të jetë e vështirë pasi është ndeshja jonë e parë në 20 ditë, nëse i injorojmë miqësoret e zakonshme. Fatmirësisht gjendja jonë fizike dhe mentale është e mirë, disa lojtarë luajtën me kombëtaret këtë javë dhe kjo është gjë e mirë”.

“Duhet të keni mentalitetin e duhur për të luajtur këtë lloj ndeshje. Lazio do të luftojë për kampionat këtë sezon. Ata e kanë forcuar ekipin dhe kanë luajtur si ekip për një vit – edhe pse tash e kanë Cisse-n dhe Klose-n në sulm. Ata luajnë lojë të hapur dhe nuk mendoj se ata do të luajnë aq thellë siç bënë vitin e kaluar. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme”, ka thënë italiani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...