Ballack: Chelsea duhej të kishte fituar më shumë

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Ish-mesfushori i Chelseat, Michael Ballack thotë se ekipi i tij kishte dështuar të fitojë aq trofe sa ishte dashur dhe se pronari Roman Abramovich gjithmonë nervozohej pas disfatave.
Gjermani kaloi katër vite te klubi anglez, gjatë të cilave vite Manchester United ishte ekipi që dominoi, edhe pse ai fitoi Ligën Premier dhe Kupën FA në sezonin e tij të fundit.

“Chelsea duhet të kishte fituar më shumë trofe me ekipin, për shkak të kualitetit që ka. Ambicia ishte aty dhe ju mund të shihni në atë se sa klubi ka harxhuar në lojtarë”.

“Ndërrimi i menaxherëve çdo vit nuk ndihmoi, por ju nuk mund të pritni të keni një situatë si Sir Alex Ferguson te Manchester United. Liga e Kampionëve mund të vijë për Chelsea kur ju ata nuk do ta presin”, ka thënë Ballack.

Mesfushori gjerman po ashtu ka treguar se si pronari Roman Abramovich gjithmonë ka qenë i afërt dhe i interesuar për lojtarët e ekipit e parë dhe se gjithmonë nervozohej pas disfatave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...