Blanc fajëson fushën për barazimin

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Francës, Laurent Blanc, ka fajësuar gjendjen e Stadionul National të Bukureshtit pasi ekipi i tij nxori barazim pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet për Euro 2012.
“Gjendja e fushës nuk ishte e mirë, për të dyja ekipet, por për ekipin që dëshiron të sulmojë kjo është edhe më e vështirë. Mendoj se ekipi rumun ishte përqendruar të mbrohet. Do të doja t’i shoh ekipet në sipërfaqe të mira”.

“Ne dështuam të shënojmë gol i cili do të na kishte dhënë tre pikë, andaj është një pendim për këtë. Më tej, në atë çfarë pash sot, kishte një fazë të mirë loje dhe mendoj se kishte një posedim të mirë të topit”, ka thënë Blanc.

Blanc po ashtu ka thënë se kualifikimi në grupin D do të jetë shumë i ngushtë, pasi Bosnia-Herzegovina fitoi me rezultat 1-0 ndaj Bjellorusisë për t’iu afruar në një pikë Francës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...