Borriello ndjehet i rëndësishëm te Roma

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi italian Marco Borriello thotë se ai tash ndjehet i kërkuar dhe i rëndësishëm te Roma.
Klubi nga kryeqyteti italian dëshironte ta shesë sulmuesin gjatë kësaj vere, por nuk pranoi asnjë ofertë të duhur për të dhe ai mbeti në ekip edhe këtë sezon.

“U lëndova kur kuptova se ata më kishin futur në listën e transferimeve, por ndjehem i rëndësishëm tash dhe dua t’ia dal mirë. Kurrë nuk kam kërkuar të largohem dhe ndjehem pjesë e projektit”.

“Kam folur me drejtorin sportiv Walter Sabatini dhe me menaxherin Luis Enrique, ata të dy e kanë konfirmuar rëndësinë time këtu. Gjithmonë ka qenë dëshirë e imja të mbetem te Roma”, ka thënë Borriello për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...