Carragher: Gerrard do të na japë shtytje
Jamie Carragher ka mirëpritur rikthimin e Steven Gerrard në ekipin e parë dhe beson se mesfushori do të ndihmojë klubin të rikthehet pas disfatave të njëpasnjëshme.
Kapiteni i Redsave ka qenë jashtë fushe që nga muaji mars për shkak të një lëndimi në ijë, por pritet të rikthehet në ndeshjen e sotme kundër Brighton në kuadër të Kupës së Anglisë.
“Prania e tij do t’i japë shtytje secilit. Është zhgënjyese, sigurisht, që ai ka munguar në fillimin e sezonit të ri, por lojtari tash është i gatshëm të rikthehet për të ndihmuar”.
“Flas me të çdo ditë, andaj e di sa se sa shumë ai ka dashur të rikthehet. Kjo është ajo çfarë e bën atë lojtarin që është. Ai është aq i etur për të qenë pjesë e skenës së re”, ka thënë Carragher për Daily Express.
Category: Futboll
0 Komente