Cavani: Qielli është kufiri për Napolin

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është plot vetëbesim në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A, pasi mendon se ata kanë gjithë çfarë duhet për të garuar në kampionatin italian, Kupën e Italisë dhe në Evropë.
“Qielli është kufiri për Napolin. Serie A, Liga e Kampionëve dhe Kupa e Italisë: ne do të bëjmë maksimumin në të gjitha garat. Përfundimi në pozitën e tretë në vitin e kaluar dhe puna e shkëlqyeshme e klubit gjatë aftit kalimtar të verës na kanë dhënë neve moral për të luftuar deri në fund”.

“Ne kemi gjithçka që nevojitet për të pasur një sezon të suksesshëm. Është e pamundshme të mos ia dalim mirë me tifozë aq fantastik. Ne jemi shumë optimist”, ka thënë Cavani për Il Corriere dello Sport.

Napoli takohet me Cesenan më 10 shtator në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A, para se të udhëtojë te Manchester City të mërkurën e ardhshme në kuadër të grupit A të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...