Chelsea ‘i obsesionuar’ me Ligën e Kampionëve
Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka pranuar se bashkëlojtarët e tij dhe klubi janë ‘të obsesionuar’ me trofeun e Ligës së Kampionëve.
Në vitin 2008 Chelsea ishte shumë afër për ta fituar trofeun evropian për të parën herë, por u mposht në finale nga Manchester United në penalti.
“Tregoma një ekip të nivelit të Chelseat, Manchester United, Real Madrid ose Barcelonës, që nuk është i obsesionuar me Ligën e Kampionëve. Nëse ata nuk janë, do të isha i befasuar që ata luajnë aty. Edhe nëse e keni fituar më herët, ju vetëm dëshironi të vazhdoni ta fitoni Ligën e Kampionëve. Çdo sezon ambicia është të fitohet gara”.
“Njerëzit gjithmonë e përdorin fjalën ‘obsesion’ në aspekt negativ, nga e cila mahnitem. Ne nuk jemi të obsesionuar në mënyrën që nëse nuk e fitojmë ne thjesht do të shkojmë dhe të vrasim veten”.
“Nuk është kjo. Ne jemi të obsesinuar me Ligën e Kampionëve pasi kjo është një garë e shkëlqyeshme për ta fituar. Në aspekt pozitiv ne përpiqemi të gjejmë fitoren. Mendoj se është mënyrë e mirë të jesh i obsesionuar kështu, pasi nëse nuk je i etur për fitore, nuk duhet të luash”, ka thënë Cech gjatë një interviste për Guardian.
Category: Futboll
0 Komente