Chicharito luan ndaj Stoke
Bosi i Djajve të Kuq, Sir Alex Ferguson, ka njoftuar se Javier Hernandez do të jetë i gatshëm për takimin e të shtunës ndaj Stoke Cityt.
Chicharito pësoi një lëndim pas ndërhyrjes së Ashley Cole në derbin kundër Chelseat, ndërsa trajneri thotë se meksikani është me fat që nuk është lënduar seriozisht.
“Hernandez ka shumë fat”, u ka thënë Ferguson gazetarëve duke treguar se ai ka bërë stërvitje të plotë dhe do të jetë në dispozicion të shtunën.
Category: Futboll
0 Komente