Chiellini: Stadiumi i ri, i jashtëzakonshëm

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, ka shprehur ngazëllimin e tij me atmosferën në stadiumin e ri të klubit pas hapjes së fushës së re.
Gjiganti nga Torino nxori vetëm një barazim 1-1 ndaj ekipit anglez të League One, Notts County në miqësoren e mbrëmshme, megjithatë Chiellini është plot lëvdata për fushën e re të Juventusit.

“Ne u kënaqëm me atmosferën gjallëruese që solli stadiumi i ri. Është një ngjarje prekëse, edhe për tifozët edhe për të gjithë ne. Sot [e enjte] atmosfera dhe ngrohtësia e publikut ishte e jashtëzakonshme”, ka thënë Chiellini.

Juve fillon sezonin e ri në Serie A pikërisht në këtë stadium ndaj Parmës, ndeshje e cila zhvillohet të dielën me fillim në ora 12.30.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...