Conte: Bologna mund të befasojë
Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se rivali i sotëm i Serie A, Bologna, mund të tregohet një rival i vështirë.
Me Zonjën e Vjetër që ka fituar të dy ndeshjet e para, ndaj Parmës dhe Sienës, ata shihen si favoritë për të fituar ndaj Bolognas, që ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e këtij sezoni. Por Conte paralajmëron se rivali mund të jetë më i vështirë se sa duket.
"Do të jetë vështirë t’i mposhtim ata [Bolognën], pasi ata janë të etur për pikë. Ka shumë entuziazëm atje, dhe gjithçka do të kthehet në ne që në gjënë e parë që do të shkojë gabim. Ne duhet të dalim në fushë me përulje”, ka thënë Conte për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente