Cruyff: Ajaxi mund ta ndalojë Realin

dardanmiftari | Monday, September 26, 2011 | 0 Komente

Anëtari i bordit drejtues të Ajaxit, Johan Cruyff, ka thënë se klubi holandez mund të arrijë rezultat pozitiv gjatë ndeshjes së të martës në grupin D të Ligës së Kampionëve përballë Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Kampionët e Holandës u mposhtën me rezultat 2-0 nga spanjollët sezonin e kaluar me madrilenët që dominuan gjatë gjithë ndeshjes. Por Cruyff mendon se Ajaxi është i aftë për të nxjerrë një rezultat tjetër kësaj here.

“Normalisht, Ajaxi do të ketë një mbrëmje të vështirë në Madrid. Megjithatë, ka shumë pyetje për formën e Real Madridit. Ata kanë qenë shumë të paqëndrueshëm në javët e para të sezonit dhe ju mund të shihni se kjo i shqetëson ata”.

“Ajaxi duhet të jetë shumë i organizuar. Mund të shoh ata duke krijuar disa raste. Mbrojtësit e qendrës së Madridit janë të shkëlqyeshëm në duele, por pozicionimi i tyre shpesh është i dyshimtë. Do të thosha se kjo është thembra e tyre e Akilit dhe Ajaxi mund ta shfrytëzojë këtë avantazh”, ka shkruar Cruyff në kolumnën e tij për De Telegraaf.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...