De Boer: Duhet të luajmë mirë ndaj Realit
Trajneri i Ajaxit, Frank de Boer, thotë se skuadra e tij duhet të jetë në gatishmëri maksimale në përballjen e të martës kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Ekipi holandez luajti pa gola në takimin e parë të fazës grupore kundër Lyonit, ndërsa De Boer shpreson të nxjerrë rezultat pozitiv në Bernabeu.
“Real Madridi është një skuadër e shkëlqyer dhe për të fituar duhet t’i bëjmë gjërat shumë mirë”, citon AS fjalët e trajnerit holandez.
Category: Futboll
0 Komente