Del Bosque afër rinovimit me Spanjën

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Vicente del Bosque ka dhënë shenja se ai së shpejti do të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me Spanjën.
60-vjeçari morri nën drejtim kombëtaren spanjolle nga Luis Aragones në qershor të vitit 2008 pasi ata kishin fituar kampionatin evropian në Austri dhe Zvicër dhe vazhdoi trendin fitues të ekipit dhe dy vite më vonë fitoi Kupën Botërore në Afrikën e Jugut.

Spanja dje siguroi kualifikimin për Euro 2012 pasi mposhti me rezultat 6-0 Lihtenshtajnin dhe Del Bosque ka konfirmuar se ai së shpejti do ta vazhdojë marrëveshjen, e cila skadon në verën e vitit të ardhshëm.

“Nuk ka probleme me këtë [vazhdimin e kontratës]. Kam folur me presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit [Angel Maria Villar] dhe sekretarin gjeneral [Jorge Perez] dhe gjithçka është rregulluar. Për më tepër, ka kohë për të marrë një vendim para Kampionatit Evropian”, ka thënë Del Bosque.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...