Diego dëshiron tituj me Atleticon

dardanmiftari | Friday, September 02, 2011 | 0 Komente

Transferi i ri i Atletico Madridit, Diego, shpreson të fitojë tituj me skuadrën e tij të re, edhe pse diçka e tillë vështirë mund të ndodhë kur dihet se në Spanjë fjala u takon Barcelonës dhe Real Madridit.
Mesfushori brazilian u transferua në kryeqytetin spanjoll në formë huazimi njëvjeçar nga Wolfsburgu, ndërsa gjatë prezantimit zyrtar e ka lëvduar klubin e ri të cilit dëshiron t’i ndihmojë për të fituar.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar Atleticos. Vërtet dëshiroja të luaj këtu, sepse ky është një klub i madh dhe kam ardhur këtu në një moment shumë të mirë”.

“Dua ta fitoj çdo ndeshje që luaj. Shpresoj të fitoj tituj dhe shpresoj të luajmë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Diego.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...