Euro 2012, fitojnë favoritët

dardanmiftari | Friday, September 02, 2011 | 0 Komente

Të gjithë favoritët për t’u kualifikuar në Euro 2012, Holanda, Portugalia, Gjermania, Anglia dhe Italia kanë shënuar fitore pa ndonjë problem të madh ndaj kundërshtarëve të tyre.
Holanda shënoi plot 11 gola ndaj San Marinos në atë që përbëu fitoren më të lartë në histori të kombëtares holandeze. Sigurisht rezultati përfundimtar i takimit ishte 11-0 ku hettrik shënoi Robin Van Persie, dy gola
Wesley Sneijder dhe dy gola Klaas-Jan Huntelaar.

Mesut Ozil ishte i pa ndalshëm në takimin ndaj Austrisë të cilin Gjermania e fitoi me rezultat të lartë 6-2. Ozil realizoi hettrik në këtë takim, krahas golave të Podolskit, Schurrles dhe Mario Gotzes.

Italia shënoi fitore minimale në transfertë te Ishujt Faroe me golin e vetëm të shënuar nga Antonio Cassano, të cilin e ndihmoi Andrea Pirlo.

Wayne Rooney shkëlqeu në fitoren e lartë të Anglisë në takim ndaj Bullgarisë, duke shënuar plot dy gola në sfidën që përfundoi që në pjesën e parë me rezultat 3-0.

Edhe Poortugalia shënoi fitore të lartë në transfertë te Qipro me dy golat e Cristiano Ronaldos dhe një asistim nga ylli i Real Madridit. Ky takim u vendos vetëm në minutat përfundimtare, ku u shënuan tri gola.

Të gjithë favoritët e lartpërmendur i kanë punët mirë nëpër grupet e tyre dhe nuk rrezikojnë të mos kualifikohen.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...