Evra: De Gea mund të bëhet më i miri në botë

dardanmiftari | Monday, September 26, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, beson se vetëbesimi i portierit të ri David de Gea po rritet gjithë kohën dhe se ai mund të bëhet një prej më të mirëve në botë.
“Portieri jonë ishte i jashtëzakonshëm. David po ia del shumë mirë – vetëbesimi i tij po rritet gjithë kohën. Ju mund të shihni se ai bën mbrojtje të shkëlqyeshme, të gjithë lojtarët janë shumë të lumtur për të. Të gjithë jemi prapa tij dhe e mbështesim atë”.

“Ai ka pasur një start të vështirë, por nëse ju shihni ndeshjen kundër Chelseat vikendin e kaluar, ai bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme dhe ai tash [kundër Stoke] sërish bëri disa mbrojtje të shkëlqyeshme. Kjo vërtet i ka dhënë vetëbesim atij. Mezi pres ta shoh dhe ai mund të bëhet një prej më të mirëve”, ka thënë Evra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...