Ferguson: Nani ka edhe shumë për të dhënë
Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka thënë se Nani ka edhe shumë për të treguar nga vetja në sezonet e ardhshme.
Portugezi po vazhdon me formën e mirë që nga sezoni i kaluar, ndërsa trajneri i tij e vlerëson angazhimin e 24-vjeçarit.
“Ai është lojtar i jashtëzakonshëm, një djalosh, dhe ai po fillon të piqet. Ne do të marrim më të mirën nga ai në vitet e ardhshme, pa dyshim”, ka thënë Ferguson.
Category: Futboll
0 Komente