Gasperini: Disfata nga Novara, një goditje e rëndë

dardanmiftari | Wednesday, September 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Gian Piero Gasperini, ka shprehur frustrimin e tij me disfatën 3-1 nga Novara.
Një gol i shënuar në pjesë të parë nga Riccardo Meggiorini i çoi në avantazh vendasit, dhe një gol i vonshëm i Esteban Cambiassos nuk ndihmoi shumë, pasi Marco Rigoni shënoi dy gola të tjerë për të vulosur vuajtjen e Nerazzurëve.

Menjëherë pas ndeshjes, Massimo Moratti raportohet se ka thënë se së shpejti do të vendosë për të ardhmen e trajnerit, por Gasperini nuk mendon se detyra e tij është e rrezikuar.

“Telefonatë nga Moratti? Nuk mendoj kështu, do të shohim. Unë duhet të mendoj për të bërë punën time. Kjo ndeshje ishte një goditje e rëndë për ne. Unë fitoj fuqi nga puna ime, që më ka thënë shumë kënaqësi gjatë viteve. Për momentin duket një situatë shumë e vështirë”, ka thënë Gasperini.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...