League Cup, United dhe Arsenal në raundin e katërt
Me rezultat prej 3-0, Manchester Unitedi e ka mposhtur Leeds Unitedin për t’u kualifikuar në raundin e katërt të Carling Cup.
Djajtë e Kuq i dhanë fund takimit që në pjesën e parë duke shënuar tri herë, ndërsa në gjysmën e dytë nuk pati gola.
Dy gola të Michael Owen (15’ dhe 32’) dhe një gol i shënuar nga veterani Ryan Giggs, bënë që United të kalonte me lehtësi këtë fazë.
Fitore të rëndësishme në këtë garë ka shënuar edhe Arsenali për ta ngritur sadopak moralin, duke e mposhtur Shrewsbury Townin me rezultat 3-1.
Gibbs (33’), Oxlade-Chamberlain (58’) dhe Benayoun (78’) ishin realizuesit e Arsenalit kundrejt një goli të Collins (16’).
Category: Futboll
0 Komente