Martinez: City sikur Barca

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Wiganit, Roberto Martinez, e ka krahasuar Manchester Cityn me kampionen e Evropës, Barcelonën, pas disfatës së skuadrës së tij me rezultat 3-0 në Etihad Stadium.
“Mirëkuptimi me David Silvan dhe Sergio Agueron ishte aq i veçantë. Futbolli i tyre është aq kreativ dhe i pa parashikueshëm – ju duhet të jeni të përkryer kur luani ndaj tyre”.

“Nëse e shikoni Barcelonën e tri viteve më parë, ose kur e filluan me Rijkaardin, ata kanë qenë sikur City tani. Për të qenë si Barcelona, ju duhet të fitoni titullin, por Manchester City ka aftësinë për të fituar gjithçka në botën e futbollit”, deklaroi Martinez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...