Matthaus shkarkohet nga posti i trajnerit të Bullgarisë

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Federata Bullgare e Futbollit ka njoftuar se e ka shkarkuar trajnerin e deritanishëm, Lothar Matthaus.
Legjenda gjermane mori drejtimin e përfaqësueses së Bullgarisë një vit më parë (shtator 2010), pas dorëheqjes së Stanimir Stoilov, mirëpo ish-ylli i Bayern Munichut ka qenë shënjestër e kritikave pasi nuk arriti ta kualifikojë këtë vend në Euro 2012.

“Kontrata e Matthaus nuk do të rinovohet. Bullgaria ka arritur rezultate të dobëta nën drejtimin e tij dhe ka tensione mes tij dhe lojtarëve”, ka thënë presidenti i federatës, Borislav Mihaylov.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...