Moratti: Gjithçka është kthyer në normalitet
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka shprehur besimin e tij se gjithçka është kthyer në normalitet në Giuseppe Meazza tash që Claudio Ranieri ka zëvendësuar Gian Piero Gasperinin.
"Gjithçka duket se është kthyer në normalitet sërish. Jam shumë i kënaqur me performancën e ekipit kundër Bolognës. Gjithçka shkoi mirë. Mendoj se ne jemi një ekip më racional tash. Më racional në kuptimin se është më shumë si mënyra jonë normale e lojës".
"Gasperini mund ta kishte gjetur atë lloj normaliteti më vonë, por ishte shumë rrezik", ka thënë Moratti për La Gazzetta dello Sport.
Category: Futboll
0 Komente