Një ndeshje moslojë për Khediran
Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit ka njoftuar se mesfushori i Real Madridit, Sami Khedira, është dënuar me një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq që mori në takimin ndaj Levantes.
Lojtari gjerman u përjashtua nga loja në pjesën e parë të takimit të cilin Reali e humbi me rezultat 1-0.
Ky vendim do të bëjë që ai të mungojë në ndeshjen e të mërkurës që Los Blancos e zhvillojnë si mysafirë të Racing Santander.
Category: Futboll
0 Komente