Pazzini: Luaj mirë kur duhet
Sulmuesi i Interit, Giampaolo Pazzini, ka shprehur kënaqësinë e tij pas fitores prej 1-0 ndaj Sllovenisë të martën në mbrëmje, duke shtuar se ai gjithmonë ka shfaqur paraqitje të mira për kombëtaren.
“Unë jam vërtet i kënaqur që shënova një gol të veçantë. Është gol me rëndësi për mua, sepse unë nuk shënoj shpesh për kombëtaren. Edhe më mirë që ishte në Firence, ku u sigurua kualifikimi me golin tim”.
”Kjo është vërtet shumë bukur. Prandelli gjithmonë më ka parë si opsion serioz. Unë kurrë nuk kam shkaktuar polemika kur nuk kam luajtur. Unë tashmë e kam dëshmuar në të kaluarën se luaj mirë atëherë kur duhet”, deklaroi Pazzini.
Category: Futboll
0 Komente