Pepe: Të gatshëm për ta mposhtur Barcën

dardanmiftari | Monday, September 26, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, beson se skuadra e tij është e përgatitur që ta mposhtë Barcelonën këtë sezon.
Në sezonet e fundit, Mbretërit shpesh janë turpëruar nga fuqia e Blaugranëve, ndërsa këtë edicion ata janë të vendosur që t’i bëjnë ballë Barcës.

“Ne tashmë e kemi dëshmuar në dy takimet e Superkupës se nuk është e pamundur të mposhtet Barcelona”.

“Në Superkupë ne ishim dukshëm më të mirë se ata. Fatkeqësisht, ata kishin fat dhe ne nuk fituam, por kjo ndodh në futboll. Ne merituam t’i fitonim të dyja ndeshjet”.

“Në ditët e sotme, në jemi skuadra me gjasat më të mira për t’iu përballur Barcelonës. Po kalojmë nëpër një moment të mirë dhe skuadra jonë ka kualitetin për ta mposhtur Barcën apo cilëndo skuadër”, ka thënë portugezi për Publico.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...