Pique kthehet gjatë javës
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është pranë rikthimit në fushë, pasi të hënën ka filluar stërvitjet e plota.
Lojtari spanjoll është jashtë aksionit që kur u lëndua në muajin e kaluar, ndërsa Sport njofton se ai së shpejti do të jetë në dispozicion të Pep Guardiolas.
Blaugranët kanë pranuar katër gola në tri ndeshjet e tyre të fundit, ndërsa rikthimi i Pique, padyshim se do t’i kënaqë drejtuesit e skuadrës, e në veçanti trajnerin.
Category: Futboll
0 Komente