Platini: Nuk mund të kopjohet Barcelona

dardanmiftari | Monday, September 05, 2011 | 0 Komente

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, beson se tentimi për ta kopjuar Barcelonën është i vështirë, ndërsa mendon se e vetmja mënyrë për t’i mposhtur Blaugranët është duke i ndërruar mënyrat e lojës.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolas duken të pandalshëm, sidomos pasi fituan La Ligan dhe Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar, ndërsa kohë më parë fituan edhe Superkupën e Spanjës përballë rivalit të përbetuar, Real Madrid.

“Është vështirë të kopjohet mënyra e lojës së Barcelonës. Mendoj se mënyra e tyre e lojës mund të kalohet nëse skuadrat tjera adaptojnë stile të ndryshme”, ka thënë për Sky Sport Italia legjenda e dikurshme e Francës dhe Juventusit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...