Ranieri, menaxher i ri i Interit?
Claudio Ranieri mund të jetë trajneri i ri i Interit, shkruajnë mediat italiane.
Presidenti Massimo Moratti është duke e menduar të ardhmen e trajnerit Gian Piero Gasperini pas disfatës së mbrëmshme tronditëse nga Novara.
Ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit, Ranieri, raportohet se është i pari në listë për të drejtuar ekipin nga Giuseppe Meazza.
Sport Italia shkruan se Moratti e ka informuar menaxherin gjeneral, Marco Branca, se ai do ta marrë vendimin vetëm. Raporti në mes tyre është thyer pasi ishte pikërisht Branca ai që e solli Gasperinin në skuadër.
Category: Futboll
0 Komente