Reali kthen shikimin kah Pazzini
Real Madridi është duke menduar një transferim befasues të sulmuesit të Interit, Giampaolo Pazzini, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mediat spanjolle shkruajnë se Jose Mourinho e ka identifikuar Pazzinin si zgjidhje për pozitën e qendër-sulmuesit dhe dëshiron ta sjellë atë në Spanjë kur afati kalimtar të rihapet.
Mourinho ka lënë të lirë një pozitë në ekipin e tij për një nënshkrim të janarit dhe kishte shpresa ta mbulojë atë me yllin e Santos, Neymar. Por braziliani nuk duket se do të largohet nga Santos deri në verën e ardhshme dhe Mourinho mendon se ata janë të mangët në sulm.
Pazzini është një admirues i Mourinhos dhe ka nuk ka pasur rast ta tregojë veten gjatë krizës që po kalon Interi së fundi. Gjithçka do të varet nga trajneri i ri i Interit, Claudio Ranieri, dhe nëse ai e ka në planet e tij italianin.
Category: Futboll
0 Komente