Reali me fanella të kuqe ndaj Dinamos

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Real Madridi pas një kohe të gjatë do t’i kthehet fanellave me ngjyrë të kuqe, kjo do të ndodhë në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Dinamo Zagrebit.
Ngjyra e kuqe për klubin që njihet me nofkën Los Blancos (Të bardhët) nuk është tradicionale, mirëpo dhe nuk është hera e parë që e shohim klubin mbretëror me këtë ngjyrë fanellash.

Do të jetë kjo hera e tretë në historinë e klubit spanjoll që do të përdoren fanellat e kuqe për një ndeshje zyrtare në garat evropiane.

Real Madridi takohet të mërkurën në kryeqytetin e Kroacisë me Dinamon e Zagrebit në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...